Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot kërkesën e PD lidhur me mandatin e deputetes dhe Ministres Olta Xhacka.
Seanca e nisur në orën 10:00 është mbyllur në orën 13:20, ndërsa Gjykata Kushtetuese pas dëgjimit të pretendimeve nga palët, u tërhoq për vendim.
Vendimi pritet të shpallet brenda 30 ditëve.
Opozita pretendon se Xhaçka nuk duhet të mbajë mandatin si deputete pasi ka shkelur ligjin. Sipas opozitës, bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar nga qeveria dhe ka marrë statusine investitorit strategjik.