Deputetët e Partisë Demokratike, mbështetës të Enkelejd Alibeajt këtë të mërkurë janë mbledhur në Pogradec.
Me ftesë të Lefter Gështenjës, deputetët, përfshirë Alibeajn janë ftuar të darkojnë në Pogradec me Dashnor Sulën.
Mes të pranishmëve janë edhe Kreshnik Çollaku, Flutura Açka dhe Oriola Pampuri.
Mësohet se po kërkohet zbutja e gjakrave dhe një afrim mes dy grupeve të PD-së, të përçarë prej shtatorit të vitit 2021.
Ka pasur disa tentativa për bashkim edhe pse nuk kanë rezultuar të suksesshme.
Ishte deputeti Xhelal Mziu ai që “bashkoi” dhe uli në një tryezë përfaqësues të dy grupeve, atë të Berishës dhe atë të Alibeajt në një drekë me rastin e fundvitit.
Të pranishëm ishin Berisha me disa deputetë të grupit të tij dhe disa deputetë të grupit Alibeaj, kur ndër këta të fundit ishte edhe Gazmend Bardhi.
Ndonëse kjo drekë u komentua gjerësisht, dhe u kundërshtua nga disa zëra, Mziu sqaroi se dreka nuk kishte prapavijë politike.