Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë të ketë mot me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në ultësirën perëndimore duke krijuar probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore do të shfaqen reshjet e dëborës.

Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të rinisur sërish gjatë pasdites kur do të ketë edhe rrebeshe shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë e paqëndrueshme e motit do mbetet dominante deri mëngjesin e së premtes.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes por mesdita sjell 2 gradë rënie të temperatuave në të gjithë vendin duke u luhatur nga 2 gradë celsius deri në 15 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 kilometra në orë, nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet një dallgëzim 3 ballë.