Reshjet e dendura të shiut gjatë që kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kanë sjellë përkeqësim të situatës në Lezhë.

Në një video të publikuar nga “Panorama.al”, shihet i gjithë “qyteti” lundron në ujë, ndërsa janë përmbytur edhe banesat, kryesisht në katet e para.

Ndërkohë në disa zona banorët kanë mbetur të izoluar.

Nga ana tjetër nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, ka shpjeguar se situata e krijuar në orët e fundit, ka ardhur si pasojë e rënies së një sasie të konsiderueshme të reshjeve të shiut dhe të amortizimit të rrjetit të kullimit të ujërave të bardha në qytet.

Pecaj theksoi se qarkullimi në qytet funksionon, por pamjet e siguruara tregojnë një panoramë tjetër të qytetit.