Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën përmbytjet në vend.

Në një status në Facebook, Meta ka shpërndarë një video ku shihet situata problematike në Durrës, përmbytjet si edhe shembja e urës në Fushë Draç të Ishmit.

Meta gjithashtu thekson se pavarësisht situatës problematike nuk ka pasur asnjë reagim nga pushteti vendor.

Më tej thekson se 14 maji do të sjellë ndryshimin me çdo çmim.

“Ja si përfundojnë investimet e vjedhura të “Rilindjes” në Bashkinë e Durrësit!

14 Maji”, shkruan Meta bashkangjitur vidës së publikuar.