Prurjet e shumta dhe të rrëmbyeshme të përroit të Manatisë në Lezhë kanë dëmtuar urën që lidh banorët e lagjes “Kodra e Mullirit” me rrugën nacionale.

Si pasojë është dëmtuar edhe tubacioni i ujësjellësit duke krijur probleme shtesë

Në zonë janë prezente forcat e ushtrisë, që kanë ardhur në ndihmë dhe po shikojnë mundësinë e ndërtimi të shpejtë të urës që lidh 600 banorët me aksin nacional.