Trageti i linjës Vlorë-Brindisi është ankoruar në Portin e Vlorës pas rreth 5 orë pritjeje në det të hapur.
Trageti ka mbërritur rreth orës 11:00 në Vlorë, por nuk ka mundur të ankorojë për shkak të motit të keq duke qëndruar në radë.
Rreth orës 15 e 40 minuta trageti ka ankoruar duke zbarkuar edhe pasagjeret që udhëtonin nga Italia drejt Vlorës. 64 pasagjerë dhe 20 automjete kane zbarkuar ne port.
Janë imbarkuar rreth orës 23:00 në Brindisi ndërsa janë nisur në mëngjes teksa kanë mbërritur në orën 11:00 dhe deri në orën 15:40 kanë qëndruar në det të hapur në pamundësi për t’u ankoruar për shkak të motit të keq.