Moti i keq me shira e stuhi do të vijojë të mbetet prezent në gjithë territorin e vendit.
Sinoptikanët parashikojnë se kushtet atmosferike do jenë të paqëndrueshme, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë që të vijojnë edhe përmbytjet.
Hakil Osmani: Edhe në orët në vijim, reshjet e shiut e rrebeshet do të jenë kryesisht më të fokusuara në zonat ku në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës do të kemi reshje më të shumta, por po ashtu edhe zonat perëndimore duke përfshirë këtu edhe qarkun e Durrësit dhe të Vlorës do të kenë reshje të konsiderueshme duke sjellë edhe përmbytje lokale në këto zona.
Problem mbetet shpejtësia e erës, e cila do të shkaktojë probleme në lundrimin e mjeteve në dete.
Hakil Osmani: Parametri i erës pothuajse përgjatë gjithë kësaj jave ka qenë mjaft e fortë, me një shpejtësi ere me mbi 75 kilometra për orë ku më u më e ndjeshme ka qenë në brigjet detare duke sjellë dhe problematikë përsa i përket trafikut detar. Do të mbetet prezente parametri i erës edhe gjatë fundjavës, por do të kemi një dobësim të intensitetit të saj.
Fundjava pritet të sjellë ulje të temperaturave, ndërsa në zonat malore nuk do të mungojnë ngricat dhe reshjet e dëborës.