Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje shiu dhe dëbore. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën mbi 900 metra mbi nivelin e detit.
Në rrugën e Dardhës ka reshje dëbore, trashësia e së cilës arrin nga 10 centimetra deri 25 centimetra. Në rrugën Korë-Voskopojë nga kilometri 7 deri në kilometrin 18 trashësia e dëborës arrin nga 5 deri në 15 centimetra.
Prani dëbore ka edhe në aksin Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë. Mësohet se po punohet me 7 mjete borë pastruese për pastrim dhe kriposje. Në rrugën e Dardhës nga kilometra 8 deri në kilometrin 13 kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë ose goma dimërore në orët e paradites.
Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme, por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.