Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë një mesazh për 103-vjetorin e Kongresit të Lushnjes.
Meta shprehet vendimet e këtij Kuvendi janë mesazhe për reflektim, për të mbrojtur sot Kushtetutën, pluralizmin dhe vlerat e demokracisë.
“Mirënjohje të gjithë patriotëve nga të gjitha trevat e vendit që 103 vite më parë u bashkuan në Kongresin e Lushnjes për hir të interesit kombëtar, zhvleftësuan paktet e fuqive të huaja për të zhbërë shtetin shqiptar dhe izoluan mercenarët vendas, duke rimëkëmbur shtetin modern shqiptar.
Vendimet e atij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar”, shprehet Meta në mesazhin e tij të përcjellë përmes rrjeteve sociale.