Fshati turistik Bogë është zbardhur nga dëbora.
Boga është një fshat në ish-komunën e Shkrelit, në veri të Shqipërisë, që gjatë kohëve të fundit ka zhvilluar turizmin.
Në aksin Bogë -Theth trashësia e borës ka arritur deri në 20 cm, ndërsa në Bogë km 4 trashësia arrin deri në 45 cm.
Në Qafë Thorë km 11 reshjet e borës janë mbi 80 cm, zona e tuneleve trashësia mbi 5m nga orteqet.
Ne aksin Tamarë-Vermosh ka prezencë bore nga Gropa Selce deri në doganë në Vermosh.
Gjithashtu dhe në Qafë Perdoleci trashësia shkon mbi 50 cm.