Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Në një njoftim zyrtar nga MSH bëhet me dije se nga 224 teste të kryera për COVID-19, vetëm 4 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 224 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 4 qytetarë, në Bashkitë:
2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër.
Janë 171 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,406 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 22 Janar 2023)
Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 30
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 224
Testime totale 2,027,850
Raste pozitive 333,173
Raste të shëruara 329,406
Raste Aktive 171
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 118
Fier 18
Vlorë 15
Berat. 6
Shkodër 3
Durrës. 3
Gjirokastër. 3
Lezhë. 2
Korçë. 2
Elbasan. 1