Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme këtë të hënë.

Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu.

Sipas Shërbimit Meteologjik Ushtarak, reshjet priten të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në jugperëndim të vendit reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.