Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08:00 të datës 23.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.85 ka rënie me 45 cm me orën 18:00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 8.40 m ka rënie prej 10 cm me orën 18:00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18:00 të datës 22.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit ka 1300 Ha tokë e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18:00 të datës 22.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin në orën 18:00 të datës 22.01.2023
Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmerisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore .
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.