Janë të shumta mediat botërore që shkruajnë për Shqipërinë dhe bukuritë e vendit tonë. Së fundmi ka shkruar edhe media e njohur franceze “Le Monde”.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga “Le Monde”, ku gjigandi mediatik francez i është dedikuar kësaj radhe alpeve të Shqipërisë.
Rama thotë se “Le Monde” i përshkruan malet e Thethit dhe Valbonës si “një parajsë të vogël e të gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura”.
Edhe shërbimi ndërkombëtar i BBC ka realizuar një program me seri për turizmin kulturor dhe historik të vendit tonë.
Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton në Shqipërinë malore, për të zbuluar, siç përshkruhet në faqen e BBC-së, një vend me qytete epike e kala, vende arkeologjike dhe një histori e kulturë të larmishme.