Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka zhvilluar një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave.

“Tani jemi fokusuar tek regjistrimi i pronës shtetërore. E dimë të gjithë se çfarë ka ndodhur,. Nuk dua të vendos gishtin mbi të shkuarën. Rastet me abuzimin janë të pafundme dhe ka nisur për shkak të mos regjistrimit ndër vite të pronës shtetërore”, u shpreh Lame.

Gjithashtu ai theksoi se  çdo vit janë mbi 1 milion aplikime lidhur me situata problematike për çështjen e pronave..

“Sjell Shembullin e Burgut të Shënkollit në Lezhë që i ka dalë pronari oborrit të Burgut. Godina ka mbetur në shtet dhe oborrit i ka dalë pronari”, tha ndër të tjera Lame, duke shtuar: “Të mërkurën do të kalojë në qeveri një VKM për përditësimin e pronave publike, që do të saktësojë procedurën se si do të identifikohen këto prona. Sot po lançojmë projektin e regjistrimit të pronës shtetërore.”