Është liruar nga qelia nënkryetari i bashkisë së Lushnjes Gentian Nushi. Ai ishtë dënuar me 1.8 vite burg pasi akuzohej për shkelje të barazisë në tendera.
Nushi u arrestua pas një hetimi disa mujor lidhur me procedurat e ndjekura të tenderit të kanalit Bishqthem-Bitaj. Prokurori konstatori se Nushi ka ndërhyrë në procedurat e përzgjedhjes së fituesve në këtë tender.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 24.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 22 akti, datë 23.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit G.N. për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:
– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. G.N., me vendimin nr. 101, datë 11.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. G.N. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.