Një aksident u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kopshtit botanik, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Mësohet se një nga personat e aksidentuar ka qenë efektivja e policisë së Elbasanit, Anisa Kostani.

Efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, i cili ishte pa patentë.

Automjeti i tyre u përplas fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale. Ajo u rikthye në detyrë vetëm një muaj pas pezullimit.