Dhunoi të motrën, por kur efektivët e policisë i trokitën në derë dhe i kontrolluan banesën, e gjetën me shkelje të tjera.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. D., 49 vjeç, banues në Vadardhë, Durrës, i cili tashmë do të përballet me drejtësinë për 3 vepra penale.

Pas denoncimit të motrës se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e49-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 204 gr. lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një mjet prerës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës e vunë në pranga për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhuna në familje”.