Një grua me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident rrugore.  Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Fermanos në Itali, ku 61-vjeçarja jetonte prej vitesh.

Një makinë e përplasi dhunshëm, duke e lënë viktimën në vendin e ngjarjes. Shoferi iku menjëherë pas asaj që ndodhi.

Për fat të keq, shërbimet e urgjencës që mbërritën në vend me një ambulancë, vetëm sa konstatuan vdekjen e gruas, trupi i së cilës u dërgua në morgun “Murri” në Fermo.

Karabinierët e Komandës Krahinore të Fermo po hetojnë rastin, ndërsa policia po kërkon për drejtuesin e makinës. Disa pjesë të mjetit dyshohet se u gjetën në vendin e aksidentit fatal.