Grupimi “Alibeaj” ka dorëzuar listën e anëtarëve të KZAZ. Ka qenë deputeti i PD Gazment Bardhi që ka dorëzuar në KQZ listën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 Maj.
Të premten Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dorëzoi në KQZ listën me komisionerët e KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit.
Kjo lëvizje e Berishës erdhi pak ditë pasi Komisioneri Ilirjan Celibashi, theksoi se ai do të njohë si përfaqësues të PD-së vetëm atë që do të njohë Gjykata.
Një ditë më pas, kërkesat në KQZ i depozituan edhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë.
Përzgjedhja e komisionerëve në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor do të jetë çështja e parë që do të ballafaqojë Sali Berishën me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit.
Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.
Data 6 mars është afati i fundit kur partitë dhe koalicionet zgjedhore mund të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.