Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka thënë se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e kërcënoi me sulm me raketa në prang të pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse 1 vit më parë.
Detajet janë zbuluar në një dokumentar të BBC që hedh dritë mbi raportet e Putinit me liderët botërorë.
E duke u fokusuar më së shumti në agresionin ushtarak që Rusia ndërmorri ndaj Ukrainës, ish-Kryeministri britanik Johnson ka patur një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin rus Putin në Shkurt 2022, të cilin e paralajmëroi se lufta do të ishte katastrofë.
Por Boris Johnson mori një kërcënim për sulm me raketa.
“Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: ‘Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë do të zgjaste vetëm 1 minutë’ ose diçka e tillë. Por mendoj se nga toni shumë i qetë që kishte, ai vetëm sa po luante me përpjekjet e mia për ta detyruar atë të negocionte”, thotë Johnson për BBC.
Nëntë ditë pas kësaj telefonate, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace udhëtoi drejt Moskës ku u takua me homologun e tij Sergei Lavrov. Në dokumentin e BBC “Putin kundër Perëndimit” zbulohet se Wallace u largua nga Rusia me garancinë se nuk do ta pushtonte Ukrainën.





