Marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është firmosur këtë të hënë nga qeveria shqiptare dhe investitori Mohamed Alabar.
Ky është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur, thotë kryeministri Rama. Ndërkohë, ministrja Balluku u shpreh se tashmë nis faza më e vështirë, ajo e implementimit në terren.
“Ky projekt do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë pamjet e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Interesi ka qenë shumë i madh nga qytetarë nga diaspora dhe e gjithë bota.
Nuk ka qenë e lehtë të negocionim. Ecnim në një rrugë krejtësisht të re. Tashmë kemi dhe projekte të tjera të kësaj natyre. Realizimi i projektit do të vërtetojë se kemi bërë zgjedhjen e duhur.
Ky projekt i këtij lloji me PPP, parashikon që aksioneri ka të gjitha benefitet e një aksioneri në të ardhura. 45% e hapësirës së portit aktual i mbetet shtetit”.
“Gati me të gjitha tanimë për projektin më të rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendinNënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur“, tha më herët Balluku.