Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka ironizuar projektin e Portit të Durrësit.
Përmes një reagimi në Facebook, Hoxha thotë se çmimi ”dysheme” në Marinen e Durresit, nis vetem nga 105.888 Euro dhe çmimi tavan është shumë i lartë.
Hoxha me ironi shprehet se tani Shqipëria është më pranë se kurrë “amnistisë fiskale” dhe sipas tij politikanët nuk kanë pse paguajnë charter për të shkuar te Marina e Dubait, pasi do të kemi marinën tonë në Durrës.
Postimi:
Ja pra qe edhe ky premtim u mbajt.
Tani parja nuk eshte me “leter”, por “karton”…
Si fillim, çmimi ”dysheme” në Marinen e Durresit, nis vetem nga 105.888 Euro te “qelbta”…
Sa të doje kokrra e qejfit….
Je si xhindi i llambes se Aladinit.
Komandanti ferkon llamben, del t’i dhe i realizon çdo deshire…
Tani nuk ka pse të paguajne çarter per te shkuar te Marina e Dubait.
Kemi Marinen tone, mund te shkojne me patina në Durres…
Tashme nuk ka asnje dyshim, jemi me afer se kurre “amnistise fiskale”…