Një ditë më parë është përcjellë për në banesën e fundit personaliteti i njohur në Durrës, inxhinieri elektronik, Bashkim Kopliku.
Familjarë, miq, qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, i dhanë të dielën lamtumirën e fundit në sheshin “Liria” ish-ministrit të Brendshëm, i cili ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare.
Ish-zv/kryeministri dhe ministri i brendshëm i qeverisë së parë demokratike ka ndërruar jetë pasi ishte prekur ditë më parë nga Covid-19.
Fatkeqësisht gjendja e tij u rëndua shumë ditët e fundit dhe dy herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Kopliku nuk mundi ta fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.
Ish-kryeinxhinieri i URT-së së famshme u largua nga Partia Demokratike në vitin 1997, për të mos u angazhuar më në politikë, por duke qenë një qytetar mjaft aktiv në median e shkruar dhe vizive.





