1020 hektarë tokë mbeten të përmbytura në Shkodër, me një rënie prej 330 hektarësh nga dita e djeshme.

1000 Ha janë në njësinë administrative Ana e Malit ndërsa 20 Ha në Dajç.

Rruga e Obotit vijon që të ketë prezencë uji prej 15 cm ndërsa mjetet e vogla kalojnë me vështirësi.

Njoftimi:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 30.01.2023 paraqitet si me poshte :

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.60 ka renie me 40 cm me diten e djeshme ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.10 m ka renie me 25 cm me dieten e djeshme( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1020 Ha, ka renie me 330 Ha
Njesia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, ka renie me 55 cm , me veshtiresi kalohet edhe me mjete te ulta.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Nuk ka prezence uji ne oborre.
Ne rrugen e Obotit po operojne 1 mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore .
Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.