Katër persona kanë vdekur, ndërsa 29 janë plagosur pasi një autobus që transportonte një ekip futbolli të rinjsh ra nga një urë në Brazil.
Autobusi po transportonte ekipin e e futbollit “Esporte Clube Vila Maria Helena”, kur shoferi humbi kontrollin mbi mjetin teksa kalonte urën në BR-116 në Brazil dhe automjeti ra me “kokë” poshtë.
Skuadra e futbollit po kthehej në qytetin e tyre Duque de Caxias nga Ubaporanga, ku po luanin kundër Simonesias në një turne.
Faqja braziliane G1 raportoi se mes viktimave janë 3 adoleshentë të moshës 14 deri në 17 vjeç dhe një i rritur.







