Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në një komunikim për mediat bëri me dije se 28 deputetë janë bërë bashkë dhe kanë bërë kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve.
Ndërsa foli nga Kushtetuesja, Sula tha se qeveria ka interes vetëm të mbushë arkën e shtetit në kurriz të shqiptarëve.
“Qeveria ka interes të mbushë arkën e shtetit me miliona euro. Këto miliona i merr nga xhepat e shqiptarëve . Qeveria vetëm pasurohet, ndërsa shqiptarët vetëm varfërohen. Kjo qeveri nuk ka sjelle asnjë risi dhe nuk ka mbrojtur konsumatorët”, tha ai.