Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas dëshmisë së saj në SPAK.

Kryemadhi dha detaje rreth marrjes së saj në pyetje në një seancë që zgjati për mbi dy orë. 

“Sot isha pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kam dorëzuar padi më 4 mars të vitit 2021. Gjerat tani po zbardhen, shpresoj që më e pakta është që të ndalet pagesa për inceneratorin.

Edhe pse është thënë për marrjen e bonusin 8 pikësh për këtë kompani, në rastin kur nuk kemi pagesa buxhetore, s’kemi pse bëjmë pagesën 29 euro për ton.

Shtova dhe do vazhdoj të dorëzoj dokumentet e tjera për rihapjen e vend depozitimit të ri në Sharrë”, tha Kryemadhi.

Pyetje: Faza e hetimeve për zyrtarë të tjerë të lartë?

Kryemadhi: Unë vazhdova me faktet e mia , Inceneratori i Tiranës ka të bëjë më çështjen e mbështetjes financiare që i është dhënë një projekti dhe nuk është rastësi që kontratat e Fierit dhe të Elbasanit janë kontrata që kanë mbaruar. Edhe pse nuk ka incenerator në rastin e Tiranës ne paguajmë. Mbështetja që jepet nga qeveria, janë të gjitha procese që mbledhin të gjithë zinxhirin e funksionimit. Pastaj se cili është roli i Lefter Kokës, apo i Veliajt është çështje tjetër. Unë e them që Inceneratori i Tiranës është skenë krimi. Unë do të vazhdoj edhe me publikimin e videove të tjera.