Gjykata e Lezhës i heq masën e sigurisë “arrest me burg” ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Vendimi erdhi pas Gjykata e Posaçme anti-Korrupsion e dërgoi çështjen në Gjykatën e Rrethit Lezhë.

Ish-parlamentari socialist akuzohet për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhur”.

Sipas gjykatës, Ndoka do të hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se, më herët, ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, sekuestroi erdhe pasuritë e ish-deputetit Arben Ndoka. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 300 mijë m2 katrorë tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Pasuritë janë të regjistruara në emër të ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, vëllait të tij dhe njerëzve të afërm të fisit të tij.

Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Kujtojmë që dy vëllezërit Ndoka dhe motra e tyre janë vënë në prangat e policisë gjatë operacionit të koduar “Volvo 4”.