Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos i infektuar me Covid-19 pak ditë më parë, pritet të lerë spitalin ditën e sotme.

Kleriku 91-vjeçar gëzon shëndet të mirë pas një trajtimi disa ditor në një prej spitaleve të Athinës.

“Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas, do të lerë sot spitalin, pasi ishte shtruar për dymbëdhjetë (12) ditë. Kryepeshkopi z. Anastas pas daljes nga spitali, do të mbetet në karantinë në shtëpi duke ndjekur të gjitha udhëzimet e dhëna.”, thuhet në njoftim.