Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme në selinë blu, drejtuesit politikë dhe drejtuesit e qarqeve për të diskutuar në lidhje me protestën e njoftuar në datën 11 Shkurt përpara kryeministrisë.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohe për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kombit. Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet një minutë e më parë, ose përndryshe qytetarët do e hedhin në Lanë.
Berisha: Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe shqiptarët do ta hedhin në Lanë. Largimi i Ramës me të gjitha mjetet demokratike, është misioni i të gjitha misioneve dhe qytetarëve e popullit opozitar. Thirrja jonë është që shqiptarët kudo që janë të bashkohen për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, ai u fut një thikë në zemër marrëdhënieve me SHBA.
Shërbim më të keq që mund ti bëhej kombit shqiptar, ai bëri përllogaritje të karriges së tij. Unë kam besim se më 11 shkurt, i madh e i vogël do të vijë në Tiranë, Tirana do të derdhet në rrugë për të larguar nga pushteti uzurpatorin, një kryeministër që është sot njeriu më i damkosur, njeri që ka kryer akte ndaj SHBA sikur Shqipëria të ishte në armiqësi me këtë vend, ka kryer akte sikur të ishte agjent i një prej vendeve armike me SHBA. Qytetarët më 11 shkurt do të thonë fjalën e tyre.