Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar tre vite burg për Ibrahim Lekicën i njohur edhe me emrin Ibrahim el Salih.
Në datën 13 shkurt pritet të mbahet seanca gjyqësore.
Ai akuzohet për veprën penale të “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, pasi bënte thirrje terroriste në rrjete sociale.
Sipas SPAK, postimet e të akuzuarit në rrjetin social “Facebook” përmbanin elementë të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.
Ai bënte thirrje që ndjekësit e tij të përkrahnin “xhihadin”, shtetin Islamik të Irakut, personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, si dhe kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.