Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar live deklaratën e kryeministrit Edi Rama të dhënë mbrëmjen e sotme në studion e “Top Story”, lidhur me çështjen e McGonigal ku tha se ai ka shkaur në zyrën e tij me kërkesën e vetë ish-agjentit të FBI-së.
Berisha nga studio e “Opinion” i bëri thirrje Ramës që të dilte përballë tij ose të “bëhet burrë” dhe të pranojë deputetin e PD-së, Luçiano Boçin në studio me Grida Dumën në “Top Story.
“Hajde pesë minuta të të tregoj sa të vlen lëkura. Mos dërgo mesazhe të tilla. Ose bëhu burrë edhe përballu me Luçiano Boccin atje”, tha Berisha i cili më herët bëri me dije se kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka prenotuar disa studio televizive dhe se nuk ka pranuar që të ketë të ftuar.