Deputetët demokratë Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi kanë dorëzuar këtë të premte në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për Komision Hetimor për çështjen “McGonigal”.
“Do e nxjerrim Ramën nga aty ku është fshehur. Në mënyrë të çuditshme del nga skype dhe mundohet që të justifikohet. Jo vetëm komisioni do ta nxjerrë nga kamarja por edhe protesta e 11 shkurtit. E dimë shumë mirë se nuk duan që ta pranojnë, por rregullorja e përcakton qartë kur ¼ kërkon ngritjen e komisionin është detyrë e Kuvendit që ta pranojë. Do të vijë si çeço dhe do të përgjigjet para këtij komisioni. Është detyrim ligjor dhe kushtetuese”, tha Boçi në deklaratën për mediat pas dorëzimit të kërkesës.