Çështja e vulës së Partisë Demokratike do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali. Bëhet me dije se pas mbledhjes së shortit u caktua Mihali për çështjen në fjalë.
Ndërkohë, anëtare do të jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.
Prej kohësh PD është përfshirë në një debat se kujt i takon drejtimi i kësaj partie, grupit të Alibeajt apo atij të Berishës.