Arrestohet Alda Klosi. Ish zyrtarja është arrestuar këtë mbrëmje me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit.
Arrestimi i ish zyrtares ka ardhur pas dëshmisë se pastrueses Rozeta Dobi, ku sipas burimeve ajo ka ndihnuar grupin hetimor duke pranuar se e gjithë shuma e parave prej 700 mijë eurove ka qenë e Alda Klosit.
Sipas pastrueses ajo ka pasur dijeni për shumën e parave, ku në disa raste ish zyrtarja ja kishte lënë paratë për t’i ruajtuar.