Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë për 3 muaj nga detyra mjekun Nazmi Metaliu dhe teknikun e imazherisë Astrit Mansaku që kryenin shërbimet mjekësore në QSUT.

Një ditë më parë, Nazmi Metaliu, mjek dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie, u arrestuan pasi akuzohen se u merrnin para pacientëve për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për mjekun dhe teknikun por gjykata vendosi t’i pezullojë nga detyra.