Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme por të ftohta do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që deri në orët e mesditës kthjellimet të jenë më të dukshme në të gjithë territorin.

Por pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të sjellin vranësira kalimtare në të gjithë Shqipërinë, por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.