COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 208 testime, ka 7 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 2 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 208 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Krujë, Vlorë.

Janë 117 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,564 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore               7

Të shëruar në 24 orë             2

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       208

Testime totale                   2,032,554

Raste pozitive                      333,277

Raste të shëruara                  329,564

Raste Aktive                             117

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      98

Fier                           8

Vlorë                         3

Berat.                        3

Durrës.                    3

Elbasan.                    2