Allison Guerriero ish-e dashura e zyrtarit të FBI Charles McGonigal ka rrëfyer gjatë një interviste televizive, atë çfarë ajo dinte lidhur me raportin e ish-partnerit të saj dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Gjatë një interviste ne Euronews Albania, gruaja e cila përmes një e maili denoncoi veprimtarinë e dyshimtë të ish-partnerit, tha se nuk kishte shumë informacione lidhur me punën e tij, por pohoi se McGonigal i thoshte shpesh që kryeministrin shqiptar e kishte mik të mirë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Kë do të takonte në Shqipëri McGonigal? Në dijeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?
Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.
Pyetje: Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?
Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.
Pyetje: Sa shpesh flisnin në telefon?
Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.