Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme dhe të ftohta të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke krijuar problematika përsa i përketë ngricave në akset rrugore përgjatë zonave malore në orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Përsa i përket kushteve të motit, do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 10°C.
Era do të fryjë mesatare dhe fortë me shpejtësi 45 km/h nga verilindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.