Hekerat iranianë vijojnë të publikojnë të tjera të dhëna që kanë mundur të marrin nga institucionet shqiptare gjatë sulmeve kibernetike.
Sipas news 24 këtë herë hakerat kanë publikuar në profilin e tyre në telegram listën e zgjedhësve në vendin tonë.
“A s’jeni penduar që votoni zyrtarët e korruptuar?”, shkruajnë hakerat iranianë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur hakerat iranianë publikojnë të dhëna të shqiptarëve. Homeland Justice ka publikuar vazhdimisht të dhëna sensitive për qytetarët dhe shtetin shqiptar, ku përfshihen edhe të dhënat për zyrtarë të ndryshëm.
Ndërkohë publikimi i listës së zgjedhësve vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 14 majit.