Trupi i pajetë i Klevis Lleshit, i cili u zhduk dy vite më parë është gjetur në Mamurras.
Mësohet se trupi i 24-vjeçarit është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.