Stela Gugallja është ndaluar në Austri. Sipas asaj që raporton Klan News, Gugallja pritet që të dalë para gjykatës atje për masë sigurie, ndërsa mësohet se kanë nisur procedurat për ekstradimin e saj drejt vendit tonë.

SPAK e akuzon Gugalljan se në bashkëpunim me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin kanë korruptuar zyrtarë për fitimin e koncensioneve të inceneratorëve dhe ndaj tyre është ngritur akuza e korrupsionit aktiv.

Në dy dosjet e inceneratorëve janë marrë të pandehur 30 persona, mes tyre zyrtarë si ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.