Mania për t’u identifkuar me Luiz Ejllin, personazhin e famshëm të Big Brother vijon ngado nëpër Shqipëri.
Pasi ka fituar mbështetjen maksimale popullore, shumë të rinj imitojnë mënyrën e stilimit të flokëve të tij.
Më i fundit është rasti i një të riu nga Durrësi, punonjës në gomisterinë “Erjoni”, në lagjen 17 të qytetit.
Përveçse ka imituar modelin e flokëve të Luizit, i riu, i identifikuar me emrin Franc, i ka lyer ato të verdha.
Kjo duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga klientët e rregullt të gomisterisë, që na kanë dërguar në redaksi fotot që po publikojmë.