Sipas MeteoAlb, i ftohti siberian që ka goditur rajonin e Ballkanit do të bëjë që vendi ynë të mbetet me temperatura shumë të ulëta, duke sjellë temperatura shumë më të ulëta se vlerat normale të shkurtit.
Por përsa i përket kushteve atmosferike do të ketë mbizotërim të motit të qëndrueshëm, ku në Ultësirën Perëndimore priten intervale të gjata me kthjellime.
Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes në Verilindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -10°C deri në 11°C. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.