Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë në Facebook-un e tij numrat e kontaktit si dhe adresën e e-mail në shërbim të shtetasve shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Rama thotë se vendi ynë është në solidaritet të plotë me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira dhe se Ministria e Jashtme është në kontakt të pandërprerë me familjet shqiptare atje.

Postimi i Kryeministrit:

Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:
-Tiranë: (+355) 696 773 168,
-Stamboll:(+90) 539 656 621 9
-Ankara: (+90) 549 561 198 5
në dispozicion në ndihmën tuaj 24/7 dhe në adresën e email-it: [email protected]. Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zon
a.

May be an image of 9 people and text