Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave, Alda Klosi del nga spitali dhe transferohet në paraburgim te burgu i grave 325.
Mësohet se ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi është transferuar rreth orës 15:00 të ditës së sotme në qeli.
Ndërkohë, edhe Rozeta Dobi, ish-pastruesja e saj që akuzohet për grabitjen e parave, ndodhet po ashtu në këtë burg të grave.
Nga ana tjetër, në dëshminë e saj pastruesja Rozeta Dobi pranoi se nuk kishte bërë asnjë vjedhje në shtëpinë e Aldës, por ka qenë kjo e fundit që ia ka dorëzuar paratë me qëllim mbajtjen e tij në ruajtje.
Kjo gjë është bërë mes një marrëveshjeje verbale mes dy zonjave, pasi siç i kishte treguar Alda Klosi, ajo ishte e frikësuar pasi herë pas here kërcënohej nga ish-burri, Altin Klosi.
Pastruesja më tej ka rrëfyer se për herë të parë ka konstatuar sasitë e eurove në krevat në vitin 2018 dhe në vijim deri në fund të vitit 2022, kur Alda Klosi ia kishte dorëzuar të gjitha me qëllim, ruajtjen e shumës financiare.