Ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës, 61-vjeçari Llesh Deda i cili u godit me sqepar në kokë nga gruaja e tij Drane Deda.

Llesh Deda prej 6 nëntorit kur ndodhi ngjarja ishte në koma teksa çifti kishin 10 fëmijë në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshkëshortëve kanë qenë të vetëm në banesë dhe dyshohet se para ngjarjes kanë debatuar me njëri-tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan.

Menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë, 58-vjeçarja Drane Deda është vetëdorëzuar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Sipas burimeve 61-vjeçari ishte përdorues alkooli dhe çifti i bashkëshorteve kanë patur konflikte të vazhdueshme, por nuk ka patur denoncime të mëparshme në polici për dhunë në familje.